Ndërlidhjet

logo-print

Stoltenberg: Aleanca po i përgjigjet agresionit rus


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg, tha sot se përforcimi i anës lindore të Evropës është një përgjigje “mbrojtëse” ndaj Moskës, për shkak të “veprimeve agresive të Rusisë”.

Shefi i NATO-s ka kërkuar nga Rusia që ta përdorë “të gjithë ndikimin e saj” tek separatistët në lindje të Ukrainës, për t’i nxitur ata që ta respektojnë marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk, e cila në vazhdimsi është shkelur.

Jens Stoltenberg, gjatë një paraqitje para gazetarëve para takimit të ministrave të mbrojtjes në Bruksel, ka thënë se bazuar në situatën aktuale, i gjithë bashkëpunimi praktik me Rusinë, vazhdon të jetë i pezulluar.

Takimi i tij në Munich të Gjermanisë me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavroc, sipas Stoltenberg, do të jetë në kuadër të përpjekjeve për t'i mbajtur të hapura “kanalet e dialogut”

Gjatë takimit të sotëm në Bruksel, ministrat pritet të dakordohen rreth krijimit të një shtabi në Poloninë perëndimore, si pjesë e planit për rritjen e përgjegjësisë në anën lindore të NATO-s.

Ministrat njashtu pritet të bisedojnë rreth ngritjes së qendrave të vogla të komandimit me qëllim që të ketë siguri më të madhe në rast të ndonjë kërcënimi nga Rusia.

Këto veprime të NATO-s, sipas Stoltenber, janë përgjigje ndaj Rusisë për “shkelje të ligjit ndërkombëtar” duke përfshirë edhe aneksimin e gadishullit Krimea në muajin mars.

XS
SM
MD
LG