Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet faqja e gazetës angleze në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Faqja e internetit e gazetës më të shquar në gjuhën angleze në Rusi, The Moscow Times, sipas udhëheqësve të saj, është sulmuar dhe si e tillë ende vazhdon të jetë jashtë funksionit.

Moscow Times ka njoftuar mbrëmë përmes Twitterit se nuk e përjashton edhe ndonjë problem teknik por sipas gazetës, duket se është sulm i qëllimshëm.

Punonjësit e gazetës thonë se tashmë janë bërë 24 orë nga mosfunksionimi i saj dhe se nuk e dijnë se kur e njëjta mund të rikthehet në funksion.

Moscow Times përmban editoriale që ndonjëherë janë kritike ndaj presidentit Vladimir Putin dhe qeverisë së tij.

XS
SM
MD
LG