Ndërlidhjet

logo-print

Rusia “shkatërron” një grup të ndaluar islamik


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e sigurisë në rajonin Bashkortostan të Rusisë, thonë se e kanë shkatërruar qelizën e një grupi të ndaluar islamik.

Zyrtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë në Bashkortostan, thanë sot përmes një kumtese të lëshuar, se 31 banorë të këtij rajoni ishin ndaluar dhe marrë në pyetje nën dyshimin se janë të anëtarësuar në grupin Hizb ut-Tahrir.

Nga ky numër i të ndaluarve, sipas policisë, 11 janë liruar ndërsa 20 po mbahen.

Të gjithë të dyshuarit, sipas policisë, janë banorë të kryeqytetit Bashki, të qytetit Ufa dhe të disktriktit Chishme.

Zyrtarët thanë se në shtëpitë e të ndaluarve kanë gjetur një numër të madh të librave, CD-ve dhe fletushka me përmbajtje ekstremiste.

Hizb ut-Tahrir është një organizatë me bazë në Londër e cila ka për synim bashkimin e të gjitha vendeve muslimane një kalifat islamik.

Gjykata e lartë ruse e ka ndaluar këtë organizatë në vitin 2003 duke e shpallur atë si organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG