Ndërlidhjet

logo-print

Këtë vit shkollor, 5200 fëmijë kanë braktisur shkollimin


Ilustrim

Ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë se Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, 5200 është numri i nxënësve që kanë braktisur shkollimin.

Deri më 19 dhjetor 2014, kur ka përfunduar gjysmë vjetori i parë, numri i nxënësve që kanë braktisur shkollën ka qenë 1300, kurse ky numër, deri më 4 shkurt 2014 ka arritur në 5200.

Azem Guri, këshilltar politik i Ministrit të Arsimit në qeverinë e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo ministri ka kërkuar nga autoritete komunale që të verifikohet arsyeja e braktisjes se shkollimit.

“Kemi kërkuar që përmes shkollave të verifikohet numri i nxënëse, të cilët migrojnë së bashku më familjet e tyre. Kjo nuk është shifër e braktisjes, por e migrimit”, tha Guri, duke vlerësuar këtë numër si “shqetësues”.

XS
SM
MD
LG