Ndërlidhjet

Qeveria shqyrton faljen e borxheve për qytetarët


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, kjo e fundit ka miratuar vendimin për themelimin e një komisioni i cili do të shqyrtojë mundësinë për faljen e borxheve për personat fizik dhe juridik.

Falja e borxheve, sipas një kumtese të lëshuar nga qeveria e Kosovës, do të bëhet nga ana institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike për borxhet që i kanë qytetarët deri më 31 dhjetor të vitit 2008

“Komisioni brenda një muaji do të shqyrtojë të gjitha mundësitë dhe do t’ia rekomandojë vendimin Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se ky vendim do të stimulojë edhe më shumë zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga qeveria.

XS
SM
MD
LG