Ndërlidhjet

logo-print

Rebelët në Damask vrasin së paku tre persona


Ilustrim

Ilustrim

Siria thotë se së paku tre persona janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa nga ana e rebelëve në Damask.

Aktivistët sirianë thanë sot se së paku 38 raketa janë hedhur sot në kryeqytetin i cili kontrollohet nga forcat qeveritare.

Ky është sulmi i dytë i madh në Damsak në dy javët e fundit.

Udhëheqësi i fraksionit të rebelëve në rrethinat lindore, tha përmes një postimi në Twitter, se sulmet janë përgjigje ndaj sulmeve ajrore të realizuara nga forcat qeveritare.

Aktivistët thonë se i njëjti grup e ka goditur kryeqytetin me më shumë se 30 raketa më datën 25 janar, me ç’rast kanë mbetur të ndekur disa persona.

Më shumë se 200 mijë persona janë vrarë në Siri që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG