Ndërlidhjet

Vriten së paku 18 militantë në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 18 militantë dhe një pjesëtar i forcave afgane të sigurisë, janë vrarë në lindje të Afganistanit.

Zyrtarët thanë se luftimet janë zhvilluar në distriktin Nazyan të provincës Nangarhar, që gjendet në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Azrat Hussain Mashriqiwal, zëdhënës i policisë provinnciale, ka njoftuar se 26 militantë të tjerë dhe dy policë janë plagosur gjatë luftimeve që kanë përfunduar mbrëmjen e së mërkurës.

Ai tha se një sasi e armëve dhe e municionit është kapur nga militantët.

Një i moshuar fisnor ka njoftuar se gjashtë civilë janë vrarë gjatë betejëës.

XS
SM
MD
LG