Ndërlidhjet

Merkel dhe Hollande me propozim të ri për zgjidhjen e konfliktit


Ilustrim

Ilustrim

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, do të takohen sot në Kiev me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, ndërsa gjatë ditës së nesërme, Merkel dhe Hollande do të qëndrojnë në Moskë, ku do të takohen me presidentin rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha sot se ai dhe kancelarja gjernane gjatë vizitave në Kiev dhe Moskë, “do ta japin një propozim të ri për zgjidhjen e konfliktit” në lindje të Ukrainës.

Hollande tha se propozimi i ri është i bazuar në "integritetin territorial të Ukrainës".

Në Kiev sot po qëndron edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili njashtu pritet të takohet me presidentin Petro Poroshenko.

XS
SM
MD
LG