Ndërlidhjet

Presidentja argjentinase tallet me Kinën


Cristina Kirchner gjatë takimit me presidentin kinez, Xi Jinping në Pekin
Cristina Kirchner gjatë takimit me presidentin kinez, Xi Jinping në Pekin

Presidentja e Argjentinës Cristina Kirchner është duke u kritikuar për shkak të një postimi në rrjetin e saj Twitter, që e kishte bërë gjatë vizitës shtetërore në Kinë, ku ishte tallur me mënyrën se si flasin kinezët.

Kirchner, më 4 shkurt, përmes postimit të saj kishte tallur mënyrën se si kinezët nuk mund ta shqiptojnë shkronjën "r", dhe në vend të saj thonë "ll".

Pak minuta pas këtij postimi, ajo shkroipërsëri, duke thënë: "Më vjen keq, niveli i absurditetit është aq i larë, sa që mund të përtypet vetëm përmes humorit".

Kirchner i bëri këto postime ditën e njëjtë kur u takua me presidentin e Kinës Xi Jinping, në kohën kur Argjentina po kërkon hua nga Kina, në përpjekje për të dalë nga gjendja e rëndë ekonomike me të cilën po përballet.

Ministria e Jashtme e Kinës refuzoi të komentojë këtë çështje.

Por, qytetarët e Kinës ishin të shpejtë me reagime.

"Është për keqardhje se si shteti juaj as nuk e ka gjuhën e vet", tha një person në një rrejt social të Kinës.

Një tjetër tha se "mungesa e respektit të saj është e pabesueshme".

XS
SM
MD
LG