Ndërlidhjet

logo-print

Sllovenia përballet me stuhi të fuqishme


Një stuhi e fuqishme e ka përfshirë Slloveninë, që çoi në mbylljen e shkollave në disa rajone dhe shkaktoi probleme në trafik.

Autoritetet thanë të enjten se kjo stuhi është më e fuqishmja e këtij dimri.

Ata thanë se në fillim bora e madhe dhe erërat e forta goditën perëndimin e vendit, por pritet që ato të shpërndahen në tërë territorin deri të premten.

Autoritetet e trafikut mbyllën tre kalime kufitare për kamionët, për të parandaluar aksidentet rrugore. Shoferët u paralajmëruan të jetë të gatshëm për vonesat dhe të jenë të përgatitur për stuhi.

Qytetarëve iu është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Deri më tani, shkollat janë mbyllur në dy komuna në perëndim, por gjatë të premtes pritet të mbyllen edhe shumë të tjera.

XS
SM
MD
LG