Ndërlidhjet

logo-print

Kerry dhe Zarif pritet të takohen në Gjermani


John Kerry dhe Javad Zarif

John Kerry dhe Javad Zarif

Diplomatët më të lartë të Amerikës dhe të Iranit, do të takohen në Munih të Gjermanisë më 7 shkurt, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje për frenimin e programit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit, është cituar të ketë thënë më 5 shkurt se Sekretari i Shtetit amerikan John Kerry, do të takohet me ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif, në Konferencën vjetore të Sigurisë në Munih "për të diskutuar negociatat e vazhdueshme bërthamore."

Dy diplomatët për herë të fundit u takuan në Gjeneve, muajin e kaluar.

Qeveritë Perëndimore duan të sigurohen që Irani nuk mund të prodhojë armë bërthamore, derisa Teherani dëshiron që t'iu jepet fund sanksioneve që kanë dëmtuar ekonominë iraniane.

XS
SM
MD
LG