Ndërlidhjet

Një zyrtar policor është vrarë nga persona të armatosur në Pakistan.

Ai po ruante një ekip të vaksinimit kundër poliomielitit në jugperëndim të vendit.

Zyrtarët thanë se dy persona të armatosur në një motoçikletë qëlluan oficerin policor, në krahinën Pashtunabad të Quettas.

Zëdhënësi i policisë, Aitzaz Goraya tha se polici u qëllua derisa ai po largohej nga xhamia, gjatë pauzës së drekës.

Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes. Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.

Militantët shpesh shënjestërojnë punonjësit mjekësorë të përfshirë në shpërndarjen e vaksinave kundër poliomielitit, duke thënë se programi për imunizim, është vetëm "mbulim për spiunim ose sterilizim të myslimanëve".

Sulmet kanë kontribuar në rritjen e rasteve të poliomielitit në Pakistan, duke e bërë vendin një nga vetëm tre vendet në botë, ku sëmundja mbetet endemike.

XS
SM
MD
LG