Ndërlidhjet

logo-print

Regjimi sirian vret të paktën 57 persona


Siri...

Siri...

Raportet nga Siria thonë se të paktën 57 persona janë vrarë, përfshirë 12 fëmijë, nga sulmet ajrore të forcave qeveritare disa zona përreth Damaskut.

Një grup monitorues sirian për të drejtat e njeriut, tha se forcat qeveritare nisën sulmet pasi rebelët gjuajtën më shumë se 100 raketa në Damask, më herët gjatë ditës së sotme, duke vrarë 10 njerëz.

Zahran Allush, udhëheqës i fraksionit më të madh të mbajtur nga rebelët në rrethinat lindore të Damaskut, e ka përshkruar kryeqytetin e Sirisë si një "zonë ushtarake".

Grupi monitorues tha se luftëtarët e Allushit sulmuan Damaskun me më shumë se 30 raketa me 25 janar, duke vrarë disa njerëz.

Më shumë se 200 mijë njerëz janë vrarë në Siri që nga viti 2011, kur atje filloi lufta civile.

XS
SM
MD
LG