Ndërlidhjet

Bosnjë: Do të dënohen "postimet fyese" në rrjetet sociale


Ilustrim

Ilustrim

Ligjvënësit serbë në Bosnjë kanë votuar për të dënuar postimet në rrjetet sociale, nëse ato konsiderohen fyese ose përçarëse, pavarësisht paralajmërimeve nga vëzhgues dhe ambasada të huaja se ky veprim do të ishte një hap prapa për të drejtën e lirisë së shprehjes.

Legjislacioni vuri gjobën deri në 475 dollarë për postimet në rrjetet sociale, nëse autoritetet i konsiderojnë ato shqetësuese për rendin publik apo që kanë përmbajtje fyese.

E përballur me një stuhi të kritikave, qeveria hoqi dënimin me burg dhe tha se ligji nuk zbatohet "kur ka kritika ndaj qeverisë".

Megjithatë, legjislacioni është kritikuar nga vëzhgues, që kanë shprehur shqetësimet për sulmet ndaj lirive qytetare në Bosnjë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e quajti legjislacionin "shkatërrues".

XS
SM
MD
LG