Ndërlidhjet

logo-print

Plan i ri për paqe në Ukrainë


Kiev, 5 shkurt 2015.

Kiev, 5 shkurt 2015.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, do të paraqesin sot para presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, planin për paqe në Ukrainë.

Dy liderët kanë diskutuar idetë e tyre me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, të enjten në Kiev.

Detaje të planit nuk janë bërë të ditura, por Poroshenko ka thënë se ai “jep shpresa për armëpushim” në lindje të Ukrainës, ku luftimet midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase kanë lënë të vrarë mbi 5,350 persona, qysh në muajin prill të vitit të kaluar.

Pas bisedimeve me Poroshenkon, po ashtu të enjten, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni mbështet diplomacinë, por “nuk do të mbyllë syte” ndaj tankeve ruse dhe trupave që kalojnë kufirin.

Kerry ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të vendosë së shpejti nëse do të ndihmojë Ukrainën me armë vdekjeprurëse ose jo.

Moska ka thënë se çdo armë e SHBA-së që do të dërgohej në Kiev, do ta konsideronte si kërcënim të sigurisë.

XS
SM
MD
LG