Ndërlidhjet

Jordania godet IS-in me “gjithçka që ka”


Ilustrim

Ilustrim

Sulmet ajrore të Jordanisë kundër caqeve të Shtetit Islamik (IS) janë vetëm “fillimi i hakmarrjes” për vrasjen e pilotit jordanez, të zënë rob, ka thënë ministri i Jashtëm i këtij vendi, Nasser Judeh.

Në një intervistë për televizionin CNN, ai ka thënë se Jordania është duke sulmuar IS-in me “gjithçka që ka”.

Jordania, më herët, ka bombarduar vetëm bazat militante në Siri, por Judeh ka thënë se sulmet tani janë zgjeruar edhe në Irak.

Sulmet vijnë pak ditë pas Shteti Islamik ka publikuar një video që tregon pilotin jordanez, Moaz al-Kasasbeh, duke u djegur i gjallë.

XS
SM
MD
LG