Ndërlidhjet

logo-print

Ban emëron të dërguar të ri për Lindjen e Mesme


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka emëruar Nikolay Mladenovin si të dërguar të OKB-së për Lindjen e Mesme.

Mladenov, 42 vjeç, do të pasojë Robert Serryn, i cili ka mbajtur këtë post për më shumë se shtatë vjet.

Mladenov aktualisht është i dërguar i OKB-së në Irak.

Ai ka qenë ministër i Jashtëm i Bullgarisë nga viti 2010 deri më 2013 dhe ka shërbyer në Parlamentin Evropian nga viti 2007 deri më 2009.

XS
SM
MD
LG