Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje kryeministri i Timorit L.


Timori Lindor

Timori Lindor

Kryeministri i Timorit Lindor dhe heroi i pavarësisë, Xanana Gusmao, ka dhënë dorëheqje.

Duke njoftuar vendimin, qeveria ka thënë se pasardhësi i tij nuk është zgjedhur ende.

Gusmao, 68 vjeç, ka gati një vit që ka thënë se do të japë dorëheqje për t’i lënë vendin brezit të ri.

Gusamo ka qenë udhëheqës gueril, i cili ka ndihmuar t’i jepet fund sundimit të Indonezisë më 2002.

Pas disa dekadave nën sundimin indonezian, Timori Lindor është duke luftuar për t’u zhvilluar ekonomikisht.

XS
SM
MD
LG