Ndërlidhjet

Papa do t’i drejtohet Kongresit


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku do të bëhet papa i parë që do të flasë para Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Kreu i Selisë së Shenjtë do të mbajë fjalimin e tij më 24 shtator.

“Në këtë ditë, shenjtëria e tij do të jetë papa i parë në histori që do t’i drejtohet një sesioni të përbashkët të Kongresit”, ka thënë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner.

Një në tre anëtarë të Kongresit janë katolikë.

Papa në Shtetet e Bashkuara do të takojë edhe presidentin Barack Obama, do t’iu drejtohet Kombeve të Bashkuara, si dhe do të ndjekë një tubim në Filadelfia.

XS
SM
MD
LG