Ndërlidhjet

Kthehen prapa 6 autobusë të linjës Kosovë-Serbi


Merdare

Merdare

Drejtori i Inspektoratit në Ministrinë e Infrastrukturës, Qerkin Dukolli, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se autoritetet kanë kthyer gjashtë autobusë të linjës Kosovë-Serbi.

Sipas Dukollit, autobusët e kthyer nuk i kanë plotësuar kushtet e operimit për transport rrugor.

“Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës, me kërkesë të policisë kufitare, prej datës 2 shkurt, ka qenë në asistencë në pikëkalimin kufitar në Meradare dhe në mbrëmjen e datës 05.02.2015 janë kthyer gjashtë autobusë të kësaj linje (Kosovë-Serbi), pasi që nuk i kanë përmbushur kushtet e operimit. Nuk kanë pasur leje për kalim kufitar, leje kjo që merret në Ministrinë e Infrastrukturës”, ka thënë Dukolli.

Ky zhvillim vjen në kohën kur disa autobusë në natë nisen nga disa qytete të Kosovës, me migrantë të paligjshëm që synojnë vendet e Bashkimit Evropian.


XS
SM
MD
LG