Ndërlidhjet

logo-print

BE konfirmon bisedimet e 9 shkurtit


Bruksel

Bruksel

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se dialogu i nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit do të rinisë më 9 shkurt.

“Federica Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE-së dhe nënpresidente e Komisionit, do të lehtësojë takimin dhe ka ftuar kryeministrat Aleksandar Vuçiq dhe Isa Mustafa në Bruksel, të hënën e ardhshme”, thuhet në komunikatën që ka dërguar zyra e BE-së.

Po sipas saj, ky është takimi i parë pas emërimit të qeverisë së re në Beograd dhe pas formimit të qeverisë së re në Prishtinë.

Ai është po ashtu takimi i parë prejse Mogherini ka marrë detyrën.

“Dy kryeministrat do të vlerësojnë përparimin e deritashëm në dialog dhe do të shkëmbejnë pikëpamjet për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG