Ndërlidhjet

logo-print

Kina kritikon Obamën për takim me Dalai Lamën


Dalai Lama në Uashington

Dalai Lama në Uashington

Kina ka thënë se kundërshton vendet e huaja që presin në vizitë Dalai Lamën.

Kjo, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka mbajtur një takim publik me liderin shpirtëror të Tibetit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze u ka thënë gazetarëve se Pekini “është kundër shteteve të huaja që ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës”.

Ai e ka thënë se Dala Lama “është politikan në mërgim, i cili për kohë të gjatë ka qenë i angazhuar në aktivitete separatiste kundër Kinës, nën pretekstin e fesë”.

Komentet vijnë një ditë pasi Obama ka pritur Dalai Lamën në mëngjesin e lutjeve në Uashington.

Obama e ka cilësuar atë si “mik të mirë”.

XS
SM
MD
LG