Ndërlidhjet

logo-print

Armëpushim i përkohshëm në Debaltseve


Debaltseve

Debaltseve

Kievi dhe separatistët pro-rusë kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në qytetin lindor Debaltseve.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se armëpushimi është arritur për t’iu mundësuar civilëve të ngujuar që të evakuohen.

Armëpushimi ka nisur në orën 9 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Raportohet se autobusë me civilë janë nisur tashmë nga Debaltseve.

Ky qytet ka qenë skenë e luftimeve të rënda për disa javë.

Armëpushimi është shpallur derisa kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, pritet të paraqesin sot para presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, planin për paqe në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG