Ndërlidhjet

Sot nis konferenca e sigurisë në Mynih


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Konflikti në Ukrainë pritet të dominojë konferencën vjetore të sigurisë, që hap sot punimet në Mynih.

Dhjetëra liderë botërorë dhe ministra do të mblidhen në qytetin gjerman për këtë ngjarje, që zgjat tre ditë.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do t’i adresohen konferencës sot.

Komandanti i lartë i NATO-s, gjenerali amerikan, Philip Breedlove, do të marrë pjesë në bisedimet për luftën hibride, një term ky që karakterizon konfliktin në Ukrainë, ku forcat qeveritare janë duke luftuar separatistët pro-rusë qysh në prill të vitit 2014.

Më 7 shkurt, kancelarja gjermane, Angela Merkel, do t’i adresohet konferencës, për t’u pasuar nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

XS
SM
MD
LG