Ndërlidhjet

Jordania: Do të zhdukim militantët


Ilustrim
Ilustrim

Jordania ka thënë se sulmet ajrore kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS) janë vetëm fillimi i fushatës së saj hakmarrëse për djegien për së gjalli të një piloti të saj.

Jordania është zotuar se do të zhdukë militantët.

Ushtria ka thënë se “dhjetëra avionë luftarakë kanë sulmuar caqet e Shtetit Islamik të enjten, duke goditur kampe trajnuese dhe depo të municionit".

Në një intervistë për televizionin CNN, ministri i Jashtëm i Jordanisë, Nasser Judeh, ka thënë se Jordania është duke sulmuar IS-in me “gjithçka që ka”.

Jordania, më herët, ka bombarduar vetëm bazat militante në Siri, por Judeh ka thënë se sulmet tani janë zgjeruar edhe në Irak.

Djegia deri në vdekje e pilotit Mouath al-Kasaesbeh, i cili është zënë rob nga militantët e Shtetit Islamik në muajin dhjetor, pasi aeroplani i tij është rrëzuar në Siri, ka shkaktuar zemërim në Jordani.

Mijëra njerëz kanë marshuar sot në kryeqytetin Aman, duke valëvitur flamujt jordanezë, fotografi të pilotit dhe duke thirrur: “Po, ndëshkimit. Po, çrrënjosjes së terrorizmit”.

XS
SM
MD
LG