Ndërlidhjet

Biden: Ukraina lufton për mbijetesë


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se Ukraina është duke luftuar për mbijetesën e saj.

Duke folur së bashku me shefin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, në Bruksel, Biden ka thënë se “Rusia vazhdon të përshkallëzojë konfliktin duke dërguar mercenarë dhe tanke".

Rusia “nuk bën të lejohet që të rivizatojë hartën e Evropës”, ka thënë Biden.

“Ky është momenti kur Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të qëndrojnë së bashku”, ka shtuar ai.

Të enjten në Kiev, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se “agresioni i vazhdueshëm i Rusisë” në lindje të Ukrainës është kërcënimi më i rëndë me të cilin përballet Ukraiana sot.

Kerry ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të vendosë së shpejti nëse do të ndihmojë Ukrainën me armë vdekjeprurëse ose jo.

XS
SM
MD
LG