Ndërlidhjet

logo-print

Bastiset shtëpia e bashkëpunëtorit të Navalnyt


Aleksei Navalny

Aleksei Navalny

Hetuesit rusë kanë kontrolluar shtëpinë e një bashkëpunëtori të lartë të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Navlany ka shkruar në ueb-faqen e tij se autoritetet e sundimit të ligjit kanë bastisur shtëpinë e Roman Rubanovit në Moskë, i cili është drejtor i Fondacionit anti-Korrupison.

Ai ka thënë se beson që kërkimet kanë për qëllim të bëjnë presion mbi këtë fondacion, i cili ka kryer hetime të profilit të lartë, përfshirë edhe aleatë të fuqishëm të presidentit rus, Vladimir Putin.

Vetë Navalny është në arrest shtëpiak dhe është dënuar për vjedhje në shkallë të gjerë në dy gjyqe.

Të dyja rastet, Navalny thotë se janë të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG