Ndërlidhjet

IS ndëshkon klerikun që kundërshtoi djegien e pilotit


Militant i Shtetit Islamik

Militant i Shtetit Islamik

Aktivistët sirianë thonë se një klerik i Shtetit Islamik (IS), i cili ka kundërshtuar vendimin e grupit ekstremist që të djegë deri në vdekje pilotin jordanez, është burgosur.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Londër, ka thënë se kleriku, shtetas saudit, ka shprehur kundërshtimin e tij gjatë një takimi të trupës klerike të IS-it në qytetin al-Bab të provincës Alepo të Sirisë.

Vëzhguesi ka thënë se kleriku saudit, i cili ka thënë se përgjegjësit për djegien e pilotit duhet të përballen me gjyq, mund të vritet tani nga IS-i.

Militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video këtë javë që ka treguar pilotin Mouath al-Kasaesbeh duke u djegur i gjallë.

Piloti është kapur nga militantët e IS-it në dhjetor të vitit të kaluar, pasi aeroplani i tij është rrëzuar në Siri.

XS
SM
MD
LG