Ndërlidhjet

Rreth 50 mijë shtetas të Kosovës kanë migruar


Ilustrim
Ilustrim

Rreth 50 mijë qytetarë të Kosovës konsiderohet se e kanë lëshuar vendin në valën e migrimeve ilegale.

Kjo është bërë e ditur në takimin e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku ka raportuar zëvendësdrejtori i kësaj agjencie, Muharrem Ajeti.

Bazuar në deklaratat e kryetarit të Komisionit, Haxhi Shala, zëvendësdrejtori Ajeti ka thënë se deri tash kanë ikur 50 mijë shtetas të Kosovës drejt vendeve të Evropës.

XS
SM
MD
LG