Ndërlidhjet

Hungari: Të mbyllen portat e imigrantëve ekonomikë


Një familje kosovare nxehet afër një zjarri pasi ilegalisht e kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë nga Serbia në Hungari
Një familje kosovare nxehet afër një zjarri pasi ilegalisht e kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë nga Serbia në Hungari

Hungaria duhet “t’i mbyll portat e veta” për imigrantët ekonomikë, tha sot Antal Rogan, një aleat i afërt i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

Ai ka kërkuar aksion për ta ndalur rritjen dramatike të numrit të kosovarëve, që i kalojnë kanalet dhe ecin nëpër male gjatë natës, për të arritur në vendet e Bashkimit Evropian.

Prej muajit shtator, afro 30 mijë vetë janë zënë nga policia kufitare e Hungarisë dhe ata kanë kërkuar azil. Në vitin 2013 ky numër ishte 6 mijë, raporton agjencia Reuters.

Zoti Rogan, në një konferencë për gazetarë ka kërkuar “konsultim kombëtar” për çështjen nëse azilkërkuesit do të duhej të arrestoheshin derisa të shqyrtohen kërkesat e tyre dhe nëse legjislacioni duhet të plotësohet në mënyrë që imigrantët ilegalë “të mund të dëboheshin menjëherë”.

XS
SM
MD
LG