Ndërlidhjet

Obama: SHBA – udhëheqëse e koalicionit kundër terrorizmit


Barack Obama

Barack Obama

Shtëpia e Bardhë e ka publikuar strategjinë e re kombëtare të sigurisë duke ritheksuar nevojën që Shtetet e Bashkuara ta kenë rolin e liderit në sigurimin e “rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla” dhe në mobilizimin global të përpjekjeve në një rreze të fronteve të sigurisë, përfshirë ndaljen e “agresionit” rus.

Në dokumentin e publikuar sot, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se Amerika i “udhëheq koalicionet ndërkombëtare për t’i konfrontuar sfidat aktuale, që paraqiten nga agresioni, terrorizmi dhe sëmundja”.

Obama tha se Uashingtoni është së bashku me “aleatët tanë evropianë, duke ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Rusisë për të imponuar çmime dhe për të shmangur agresionin e ardhshëm” në përgjigje të aksioneve të Rusisë në Ukrainë.

Në këtë dokument, që paraqet një rreze të gjërë të prioriteteve të presidentin Obama për politikën e jashtme gjatë viteve të ardhshme të mandatit të tij në presidencë, janë theksuar edhe rreziqet e tjera, përfshirë zgjerimin bërthamor, terrorizmin islamik dhe sulmet kibernetike “shkatërruese”.

XS
SM
MD
LG