Ndërlidhjet

Merkel dhe Hollande i paraqesin Putinit planin e paqes


Nga takimi i sotëm në Kremlin në të cilin marrin pjesë Merkel, Putin (në mes) dhe Hollande (djathtas)
Nga takimi i sotëm në Kremlin në të cilin marrin pjesë Merkel, Putin (në mes) dhe Hollande (djathtas)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, po takohen me presidentin rus, Vladimir Putin, në një shtytje diplomatike për arritjen e paqes në pjesën lindore të Ukrainës.

Merkel dhe Hollande ia kanë paraqitur Putinit propozimin e ri për përfundimin e konfliktit ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve, të mbëshetur nga Rusia. Nga ky konflikt, i cili ka filluar në muajin prill të vitit të kaluar, janë vrarë më se 5,350 vetë.

Konflikt, po ashtu, i ka shtuar tensionet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit në një nivel që nuk është parë prej Luftës së Ftohtë.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Putin, tha se të tre zyrtarët e lartë po takohen “ballë për ballë” në Kremlin, pa pjesëmarrjen e anëtarëve të delegacioneve që gjenden në vizitë ose të zyrtarëve të nivelit më të ulët.

Zoti Putin po ballafaqohet me presion në rritje të perëndimit për të mos i mbështetur separatistët, të cilët i kanë nën kontroll dy provinca në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG