Ndërlidhjet

Ukraina, temë kryesore e konferencës në Munich


Konferenca në Munich

Konferenca në Munich

Konflikti në Ukrainë pritet të jetë sot tema kryesore e konferencës së sigurisë që po mbahet në Munich të Gjermanisë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë zyrtarë të lartë nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Rusia ndërsa sot, në listë për të folur janë, kancelarja gjermane Angela Merkel, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden si dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

Dita e dytë e konferencës tre-ditore vjen një ditë pasi që Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande, janë takuar në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Me zotin Putin, sikurse gjatë të enjtes me presidentin ukrainas, Merkel e Hollande kanë diskutuar në lidhje me propozimin e ri për arritjen e paqes në Ukrainë.

Në konfliktin në mes forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 5 mijë e 300 persona.

XS
SM
MD
LG