Ndërlidhjet

SHBA: Boko Haram i ka rreth 5 mijë luftëtarë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë të intelegjencës amerikane thonë se grupi militant Boko Haram i Nigerisë ka në përbërjen e tij midis 4 mijë dhe 6 mijë luftëtarë.

Grupi militant ka disa muaj që i ka intensifikuar kryengritjet e dhunshme në verilindje të Nigerisë.

Sipas një vlerësimi që këtij grupi militant i është bërë për pesë vite, grup i cili ka kryer edhe masakra dhe rrëmbime edhe në shtetet fqinje të Nigerisë, Boko Haram nuk përbën kërcënim të madh për rafineritë e naftës në Nigeri.

Zyrtarët amerikanë thanë se militantët ende vazhdojnë t'i mbajnë 300 vajzat që i kanë rrëmbyer vitin e kaluar por ato, sipas tyre, i kanë shpërndarë në disa vende.

XS
SM
MD
LG