Ndërlidhjet

logo-print

Shpërbëhet parlamenti në Jemen nga rebelët


Ilustrrim

Ilustrrim

Rebelët shiitë Huthi në Jemen e kanë shpërbër parlamentin dje ndërsa thanë se do ta krijojnë një asamble të përkohshme para formimin të qeverisë.

Ky veprim është quajtur grushshtet nga fraksioni kryesor politik.

Këshilli i Sigurimit i Kombëve të Bashkuara tha se është shumë i shqetësuar me situatën në Jemen, ndërsa kanë bërë thirrje për lirimin e presidentit, kryeministrit dhe kabinetit qeveritar, të cilët po mbahen në arrest shtëpiak.

Jemeni po përballet me trazira politike që nga muaji i kaluar kur ka dhënë dorëheqje presidenti, Abd-Rabbu Mansour Hadi dhe qeveria e kryeministrit Khaled Bahah.

Dorëheqjet kanë rezultuar pasi militantët Huthi e kanë kapur pallatin presidencial.

XS
SM
MD
LG