Ndërlidhjet

SHBA akuzon gjashtë boshnjakë për mbështetje të militantëve


Ilustrim

Ilustrim

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka bërë të ditur se i ka akuzuar gjashtë persona për sigurimin e të hollave dhe për mbështetjet tjera që ua kanë dhënë grupeve si Al-Kaida, frontit Nusra dhe Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Gjashtë personat janë boshnjakë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas aktakuzës, anëtarët e grupit kanë siguruar pajisje dhe para për grupet militante, përfshirë uniforma ushtarake, çizme lufte dhe veshje taktike që do përdoren për kryerjen e krimeve jashtë SHBA-ve.

Sipas zyrtarëve amerikanë, persona në Turqi dhe Arabinë Saudite kanë vepruar si ndërmjetsues.

Ndërmjetsuesit i kanë marrë paratë dhe pajisjet nga të pandehurit në SHBA dhe i kanë dërguar ato tek militantët në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG