Ndërlidhjet

Putin në fundjavë takon homologun bjellorus dhe atë kirgiz


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Në qytetin turisitik rus Sochi, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet të takohet këtë fundjavë me presidentin kirgiz, Almazbek Atambaev dhe me atë bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Gjatë ditës së sotme Putin do të takohet me Atambaev, ndërsa nesër me Lukashenka.

Rusia dhe Bjellorusia janë pjesë e Unionit Ekonomik Euroaziatik së bashku me Kazakistanin e Armeninë derisa Kirgizia pretendon të bëhet anëtare në muajin maj.

Putin do të marr pjesë edhe në një takim të sindikatave ruse që ka filluar sot në Sochi dhe që do të zgjas deri të hënën.

XS
SM
MD
LG