Ndërlidhjet

Së paku 23 të vrarë nga dy sulme në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Raportet bëjnë me dije se së paku 13 persona janë vrarë gjatë një shpërthimi në Bagdad pak para se në kryeqytetin irakian të hiqet ora policore.

Agjencia e lajmeve Associated Press, i ka cituar zyrtarët e policisë të kenë thënë se një bombë vetvrasëse ka shpërthyer në pjesën lindore të qytetit duke lënë të vdekur 13 persona dhe plagosur rreth 30 të tjerë.

Reuters citoi zyrtarë të kenë thënë se një bombardim tjetër e kishte në cak një treg në rajonin Sharqa.

Nga të dyja sulemet, sipas zyrtarëve, janë vrarë së paku 23 persona dhe mbi 50 janë plagosur.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Të enjten, kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, ka marrë vendim që të hiqet në fundjavë ora policore, e cila në Bagdad ka qenë e caktuar qysh nga viti 2004.

XS
SM
MD
LG