Ndërlidhjet

Irani dhe Rusia bisedojnë rreth programit bërthamor


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Iranit kanë diskutuar sot për përpjekjet ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhje mbi programin bërthamor të Iranit.

Ministri rus Sergei Lavrov dhe ai iranian, Mohammad Javad Zarif, diskutimet për këtë temë i kanë zhvilluar sot në Munich teksa të dytë po marrin pjesë në konferencën e sigurisë.

Gjashtë fuqitë botërore dhe Irani ka kohë që janë duke diskutuar për arritjen e një marrëveshje sipas të cilës Teherani do ta frenoj programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, por deri më tani një e tillë nuk është arritur.

Një zyrtar amerikan, tha sot se Sekretari i Shtetit, John Kerry, e ka përsëritur faktin se arritja e një marrëveshje do të ishte mirë të bëhej deri në fund të marsit.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha sot se të dy ministrat kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin dy-palësh dhe për situatën në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG