Ndërlidhjet

Biden thotë se për Rusinë janë dy zgjidhje


Nënpresidenti amerikan, Joe Biden

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, thotë se presidenti i Rusisë duhet që të zgjedh, “të del” nga Ukraina apo të përballet me “izolimin e vazhdueshëm ndërkombëtar” dhe problemet e brendshme ekonomike

Duke folur në konferencën e sigurisë në Munich, Biden ka thënë se nëse Rusia nuk e ndryshon sjelljen e saj në Ukrainë, komuniteti ndërkombëtar do të vazhdoj të “imponoj kosto” për Moskën, për shkak të shkeljeve të normave ndërkombëtare.

Ai tha se Rusia po e shpërfill sovranitetin e Ukrainës me përfshirjen e saj në pjesën lindore ku konflikti mes qeverisë dhe separatistëve deri më tani ua ka marrë jetën më shumë se 5 mijë e 350 njerëzve.

Biden, para një audience ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë botrorë, tha se çdo shtet i pavarur e ka të drejtën për të zgjedhur aleancat e veta.

Biden e ka thënë këtë duke iu referuar qëndrimit të Rusisë, i cili është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

XS
SM
MD
LG