Ndërlidhjet

Poroshenko thotë se Rusia është e përfshirë në luftime


Pasaportat rusë që janë gjetur në lindje të Ukrainës
Pasaportat rusë që janë gjetur në lindje të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka përsëritur akuzat e tij se Rusia është thellësisht e përfshirë në luftimet në Ukrainën lindore, ndërsa iu ka bërë thirrje vendeve evropiane që ta mbështesin Kievnin.

Gjatë fjalimit të tij në konferencën e Munichut, Poroshenko ka thënë se Rusia ka siguruar pajisje ushtarake dhe të tjera për seperatristët pro-rusë dhe se trupat ruse qëndrojnë në rajonet e mbajtura nga rebelët.

Poroshenko ka paraqitur disa pasaporta të kuqe dhe letërnjoftime të rusëve të cilat, sipas tij, janë gjetur në lindje të Ukrainës.

Kjo sipas tij, është dëshmi e pranisë së Rusisë në Ukrainë.

Kriza në Ukrainë sipas tij, do të “mbetet e pazgjidhur” në rast se Kievi nuk ka mbështetje politike, ekonomike dhe ushtarake nga vendet evropiane dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë.

Duke e paraqitur vetën si “president të paqes dhe jo të luftës”, Poroshenko tha se marrëveshja e Minskut, është mënyra e vetme për t’i dhënë fund krizës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG