Ndërlidhjet

Mijëra afganë ikin nga Pakistani


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM) në Afganistan, thotë se mijëra afganë po ikin nga Pakistani me qëllim që të shmangen nga ngacmimet, pas sulmit të talebanëve në një shkollë në Peshawar më 16 dhjetor, ku janë vrarë 151 persona.

Richard Danziger, këto komente i bëri sot për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai tha se më shumë se 22 mijë afganë pa dokumente kanë hyrë gjatë janarit në Afganistan, shifër kjo e cila është më shumë se dyfishi krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të një viti më parë.

Ai tha poashtu se rreth 1 mijë e 500 afganë të tjerë janë deportuar në janar që është shifër dy herë më e madhe se një vit më parë.

IOM dhe zyrtarë të tjerë, thonë se afganët që jetojnë në Pakistan kanë raportuar për ngacmime në Pakistan, duke përfshirë bastisjet e shtëpive nga ana e policisë pakistaneze.

Shumë nga afganët që kanë ikur nga Pakistani, sipas Danziger, janë duke marrë ndihma.

XS
SM
MD
LG