Ndërlidhjet

Nigeria shtyn presidencialet


Nigeri - foto arkivi
Nigeri - foto arkivi

Nigeria ka shtyrë zgjedhjet presidenciale të 14 shkurtit për gjashtë javë, nga frika për sigurinë.

Shefi i Komisionit Zgjedhor, Attahiru Jega, ka thënë se shtyrja deri më 28 mars është e nevojshme për shkak të mungesës së trupave që do të mbronin votuesit.

“Të thërrasësh njerëzit që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në një situatë ku siguria e tyre nuk mund të garantohet, është përgjegjësi e vështirë”, ka thënë Jega.

Ushtria e Nigerisë është duke luftuar militantët islamistë të Boko Haramit në pjesën verilindore të vendit.

XS
SM
MD
LG