Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet për Ukrainën


Ukrainë

Ukrainë

Përpjekjet diplomatike për të qetësuar konfliktin në Ukrainë pritet të vazhdojnë edhe sot.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të bisedojnë në telefon me udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Francois Hollande, kanë qëndruar në Kiev më 5 shkurr dhe në Moskë më 6 shkurt.

Të shtunën, në një konferencë të sigurisë në Mynih, Merkel ka thënë se dërgimi i armëve për Kievin “nuk do të çojë në përparimin e nevojshëm në Ukrainë”.

XS
SM
MD
LG