Ndërlidhjet

Dështon referendumi anti-gay në Sllovaki


Ilustrim
Ilustrim

Referendumi në Sllovaki, i cili ka pasur për qëllim të forcojë ndalesën kushtetuese të martesës midis homoseksualëve, ka dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët.

Pjesëmarrja në votimin e së shtunës ka qenë vetëm 21.4 për qind, shumë më poshtë se 50 përqindëshi i nevojshëm, ka bërë të ditur sot Zyra e statistikave kombëtare.

Sllovakia nuk lejon martesat midis homoseksualëve, bashkimet civile dhe as birësimet e fëmijëve nga çifte të gjinisë së njëjtë.

Popullsia prej 5.4 milionë banorësh e Sllovakisë është kryesisht katolike.

XS
SM
MD
LG