Ndërlidhjet

SHBA, Evropa “të bashkuara” për Ukrainën


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se nuk ka dallime midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës kur bëhet fjalë për ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.

Duke folur në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në Mynih, Kerry ka mohuar se dy palët janë të ndara, duke thënë se SHBA-ja dhe Evropa janë të bashkuara dhe duke punuar ngushtë në mbështetje të Ukrainës.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se nëse Rusia vazhdon të destabilizojë lindjen e Ukrainës, Perëndimi do të detyrohet të rrisë koston për Rusinë.

Komentet e Kerryt vijnë pas raporteve se disa shtete evropiane kundërshtojnë planet potenciale të SHBA-së për të furnizuar Kievin me armë vdekjeprurëse.

Gjermania dhe Franca kanë thënë se furnizmi me armë i Ukrainës vetëm se do ta zgjaste luftën midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë.

XS
SM
MD
LG