Ndërlidhjet

logo-print

Afati për marrëveshje me Iranin “s’do të shtyhet”


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se nuk ka nevojë për shtyrjen e afatit kohor për marrëveshjen rreth programit bërthamor të Teheranit.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Mohammad Javad Zarif ka thënë se shtyrja e re nuk do të ishte në interes të askujt.

Ai po ashtu ka thënë se vendimi në nëntor të vitit të kaluar, për të shtyrë afatin deri më 30 qershor, nuk ka qenë as i nevojshëm, as i dobishëm.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia kanë kaluar 12 vjet në bisedime me Iranin, në lidhje me programin e tij bërthamor.

Perëndimi dyshon se Republika Islamike është duke punuar fshehurazi në krijimin e armës atomike.

Gjashtë fuqitë botërore kërkojnë garanci të sigurisë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit.

XS
SM
MD
LG