Ndërlidhjet

logo-print

Bisedimet për Ukrainën vazhdojnë më 11 shkurt


Ukrainë

Ukrainë

Një zëdhënës i Qeverisë gjermane ka thënë se liderët e Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë do të mbajnë një samit për krizën në Ukrainë, më 11 shkrut në Minsk.

Njoftimi pason një bisedë telefonike midis Angela Merkelit, Francois Hollande, Petro Poroshenkos dhe Vladimir Putinit.

Zëdhënësi i Merkelit ka thënë se katër liderët kanë biseduar për hapat e ardhshëm drejt një plani të paqes.

Putin më vonë ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë vetëm nëse katër palët dakordohen “për një numër pikash deri në atë kohë”.

Bisedimet kanë për qëllim të ndalojnë konfliktin midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë, që ka nisur qysh në prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG