Ndërlidhjet

Franca arreston 6 terroristë të dyshuar


Francë - foto arkivi
Francë - foto arkivi

Policia e Francës ka arrestuar gjashtë persona në një operacion kundër terrorizmit.

Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, ka thënë se bastisjet janë kryer në qytetet jugore Tulus dhe Albi.

Raportohet se të arrestuarit janë në të 30-tat e tyre dhe se kanë ndihmuar në rekrutimin e njerëzve për luftërat në Siri dhe Irak.

Franca ka kryer disa operacione antiterroriste, të cilat kanë rezultuar me dhjetëra të arrestuar, prejse militantët islamistë kanë vrarë 17 persona në dhe përreth Parisit, në pjesën e parë të muajit janar.

XS
SM
MD
LG