Ndërlidhjet

Jordania kryen 56 sulme kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Kreu i forcave ajrore të Jordanisë ka thënë se aeroplanët e vendit të tij kanë kryer 56 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), në tre ditët e fundit.

“Kemi shkatërruar qendra logjistike, depo armësh dhe streha të luftëtarëve”, ka thënë në një konferencë për gazetarë gjenerali Mansour al Jbour.

Jordania ka thënë se do të hakmerret ashpër kundër Shtetit Islamik, pasi ky grup militant ka publikuar një video këtë javë, e cila tregon një pilot jordanez duke u djegur për së gjalli.

Po sot, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se do të dërgojnë avionë F-16 në Jordani, për t'iu bashkuar forcave të koalicionit që sulmojnë caqet militante në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG